E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fleteve Ristani Perfundon shpejt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë fund procesit të djegies së fletëve të votimit brenda një kohe të shkurtër.

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha për Top Channel se nuk mund të parashikonte një afat të saktë, por ai tha se koha nuk do të jetë shumë e gjatë, duke parë ritmet me të cilat po punohet.

Sipas zotit Ristani në më pak se 72 orë janë djegur rreth 1 mijë kuti me fletë votimi nga rreth 10 mijë kuti të tilla, që u përdoren në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Vendimi i KQZ-së për të hapur kutitë dhe për të djegur fletët e votimit hapi edhe një debat të ashpër mes anëtarëve të KQZ-së, pasi tre anëtarët e propozuar nga opozita dhe Partia Socialiste ishin kundër këtij vendimi.

Por zoti Ristani thotë se procesi do të vazhdojë pa ndërprerje dhe me ritme të larta, në formën e përcaktuar nga Kodi Elektoral.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se ndjehej mirë që vendimi për të djegur fletët e votimit ishte vlerësuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zoti Ristani iu referua deklaratës së zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan, Tomas Countryman, sipas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri punën e tij në bazë të rregullave dhe se është e rëndësishme që të gjitha partitë dhe anëtarët e komisionit të marrin pjesë në këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›