E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, fluks turistësh në port

Numri i shtetasve të huaj, kryesisht turistë, që hyjnë në pikën kufitare të portit të Vlorës, ka shënuar një rritje të vazhdueshme, veçanërisht në dy javët e fundit. Drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Vlorës, kryekomisar Myzafer Elezi, tha për ATSH-në se gjatë dy muajve kanë kaluar në këtë pikë rreth 3200 shtetas të huaj, një shifër që rezulton të jetë dy herë më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007.     

Sipas Elezit, turistët që vijnë në Vlorë përmes linjës detare me Brindisin, janë kryesisht shtetas italianë, anglezë, maqedonas, të cilët zgjedhin bregdetin vlonjat për të pushuar. Për të lehtësuar procedurat e hyrjes, për ta janë vënë në dispozicion dy sportele, njeri nga të cilët për automjetet.

Paralelisht me shtimin e numrit të turistëve të huaj që hyjnë në pikën kufitare të portit të Vlorës, po vjen në rritje edhe fluksi i emigrantëve. Ky fluks pritet të shënojë kuota maksimale sot dhe nesër, kur tragetet e linjës Brindisi-Vlorë parashikohet të punojnë me kapacitet të plotë. Një javë më parë, në portin e Vlorës hynë brenda një dite 940 emigrantë, që ishte edhe fluksi më i lartë për këtë sezon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›