Baroso:KE nuk është kompetente për pakicën maqedonase
Kryetari i KE-së, Hoze Manuel Baroso në përgjigjen drejtuar kryeministrit Gruevski deklaroi se nuk është kompetentë për pakicën maqedonase në Greqi.
Baroso këtë e ka bërë të ditur në përgjigjen e kthyer në adresë të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili javën e kaluar i drejtoi letra institucioneve të larta ndërkombëtare dhe evropiane për të kërkuar ndihmë për çështjen e pakicës maqedonase në Greqi.
“Për Komisionin Evropian me rëndësi është respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, por Bashkimi Evropian nuk është kompetentë që të trajtojë çështje të identitetit dhe të drejtave të pakicave”, theksoi Baroso.
Sipas tij, kjo çështje varet nga vendi anëtarë i cili është i përfshirë nga ky kontest, siç është çështja e pakicave në Greqi.
Duke komentuar dialogun midis Greqisë dhe Maqedonisë, Baroso deklaroi se marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten si çështje të rëndësishme në përparimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. (INA)