E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet i vdekur në një bunker 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në një bunker në qytetin e Vlorës.

Trupi i pajetë i 57-vjeçarit Astrit Musai është gjetur në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar, në një bunker në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”.

Sipas informacioneve viktima është gjetur nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
 

Policia ka theksuar se nga kqyrja që i është bërë kufomës nuk ka shenja dhune, prandaj dyshohet se vdekja e 57-vjeçarit mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›