E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, plagoset me thikë 33-vjeçari, arrestohet autori

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Dibër ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Zalldardhë ku 33-vjeçari Hysen Xhediku është qëlluar me thikë nga 44-vjeçari Hekuran Poleshi.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta ndërsa është arrestuar edhe autori i ngjarjes dhe është sekuestruar edhe arma e krimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›