Kundërshtarët e Ramës “bojkot” takimeve dhe përgatitjeve
11/01/2011 Fushata elektorale, lidershipi socialist udhëzon deputetët
Partia Socialiste është përfshirë në një proces parapërgatitor në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Për këtë arsye prej ditësh kreu socialist Edi Rama ka nisur një sërë takimesh me deputetë dhe drejtues të kësaj partie në qarqe, duke u dhënë atyre porositë përkatëse rreth këtij procesi. Megjithatë, edhe pse kupola rozë është përpjekur të ideojë në detaje fushatën parapërgatitore, shihet se përplasjet brenda llojit ende nuk janë sheshuar, gjë e cila pritet të shoqërohet me jo pak pakënaqësi. Kështu, gjatë ditës së djeshme ishte qarku i Korçës ai që zhvilloi takimin me kryetarin Rama. Deputetë dhe drejtues të PS-së për këtë qark morën udhëzimet përkatëse me qëllim realizimin e detyrave dhe afateve të përcaktuara në manualin drejtues për të gjitha degët e partisë nga qendra në bazë. Por në këtë takim u vu re mungesa e një prej deputetëve të këtij qarku, njëkohësisht një nga kundërshtarët e hapur të kryetarit Rama, e pikërisht deputeti Ben Blushi. Gjithashtu dhe deputetët Kastriot Islami e Andis Harasani bojkotuan pak ditë më parë një takim të tillë, duke mos pranuar në mënyrë indirekte të jenë pjesë e këtij procesi. Në këtë mënyrë kundërvënia, tashmë në heshtje, e mendimit ndryshe në PS vijon të jetë prezente. Por dhe lidershipi socialist nga ana e tij po ndjek të njëjtën linjë, duke iu kundërpërgjigjur po me heshtje mospërfshirjes së kundërshtarëve në fushatën parapërgatitore për zgjedhjet lokale. Madje, duke i cilësuar jo në pak raste këta deputetë si të vetëpërjashtuar. Ndërkohë që në takimet e veçanta me deputetët e secilit prej qarqeve kryetari i PS-së Edi Rama ka dhënë porositë për të nxituar me plotësimin e detyrave e afateve që u dhanë në dhjetor edhe drejtuesve të kësaj partie në rrethe. Detyra primare e deputetëve dhe drejtuesve socialistë për çdo qark do të duhet të përfundojë deri më 15 janar. Në funksion të realizimit të këtij procesi deputetët kanë detyrën të mbikëqyrin punën përmes kontrollit dhe verifikimit “derë më derë” me sistemin e patronazhit.
Protestat e opozitës
Partia Socialiste pritet të thërrasë në një tryezë partitë aleate për të rakorduar dhe bashkërenduar veprimet në vijim të kampit opozitar. Por ndërkohë ajo që theksohet me forcë nga partitë aleate të PS-së është pikërisht organizimi i protestave qytetare deri në largimin e qeverisë “Berisha”. Nga ana tjetër, brenda radhëve të Partisë Socialiste shfaqen mendime të ndryshme referuar një qëndrimi të tillë. Kështu, sipas burimeve pranë kësaj partie mësohet se disa nga përfaqësuesit e saj i kanë kërkuar lidershipit socialist të ndërpriten protestat, për shkak se tashmë e gjithë vëmendja dhe përpjekja e strukturave partiake duhet të fokusohet te përgatitja për fushatën elektorale të 8 majit. Megjithatë, u mbetet forumeve drejtuese të PS-së të vendosin mbi një çështje të tillë.
Kryesia e PS-së
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet për të vendosur mbi kandidaturat që do të garojnë për postin e kryetarit të FRESSH-it. Njëkohësisht kjo mbledhje do të thërrasë dhe Asamblenë Kombëtare të PS-së. Ky forum gjatë takimit do të administrojë kandidaturat e depozituara për kreun e FRESSH-it, ku mësohet se një ndër emrat më potencialë në këtë garë është kandidatura e drejtueses aktuale të këtij forumi. Ndërkohë që më 15 maj, datë e cila korrespondon me ditëlindjen e 15-të të këtij forumi, FRESSH-i do të thërrasë kongresin për të zgjedhur kryetarin e ri.
Zgjedhësit e majtë
Një nga porositë që kanë marrë drejtuesit vendorë lidhet pikërisht me hartimin e listave me mësues, mjekë të familjes që janë anëtarë apo mbështetës të PS-së dhe që gjithashtu mendohet të jenë burim i vlefshëm informacioni. Gjithashtu deri më 25 janar në PS do të jenë gati edhe të dhënat për votuesit potencialë të majtë (të sigurt apo të lëkundur) bazuar mbi rezultatet e viteve 2007–2009, lista e zgjedhësve indiferentë të lëkundur e të pavendosur, e detajuar për çdo qendër votimi, si dhe lista e zgjedhësve emigrantë.
Djegia e fletëve të votimit
Klosi: Shkaku i krizës është Berisha, duhet të largohet
Partia Socialiste vlerësoi dje se djegia e fletëve dhe përpjekja për të fshehur listat e votuesve janë thjesht tregues të makthit që ka Sali Berisha nga zbardhja e së vërtetës së 28 qershorit dhe prova përfundimtare se zgjedhjet u vodhën. Një vlerësim i tillë u bë dje i ditur nga deputeti e kësaj partie Blendi Klosi, i cili gjatë një deklarate për shtyp sqaroi qëndrimin e kampit të majtë përkundrejt mazhorancës qeverisëse dhe drejtuesit të saj. “Për një vit rresht Sali Berisha mashtroi, prandaj sot kriza vazhdon, kriza është thelluar dhe e vetmja mundësi për të zgjidhur krizën është largimi i Sali Berishës nga pushteti, që e mban me vota të vjedhura”, - vuri në dukje Klosi. Madje, në gjykimin e socialistëve kryeministri aktual duhet të largohet sepse ai është kthyer në një kosto të papërballueshme për shqiptarët dhe për demokracinë shqiptare. “Sali Berisha duhet të largohet, sepse sot ai është kthyer në strumbullarin e një korrupsioni të shndërruar në sistem, në krye të të cilit qëndron vetë ai dhe familja e tij politike e biologjike”, - u shpreh Klosi gjatë fjalës së tij.
Aferat korruptive
Felaj: Ja skena e manipulimeve të ministrit Ruli
Partia Socialiste vijoi dje me zbardhjen e aferave korruptive me HEC-et të ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli. Sipas deputetes Ermonela Felaj, për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentralit Bënçë-Progonat janë zhvilluar dy gara me parregullsi të konsiderueshme. “Shoqëria italiane Radici Energie spa i ka kërkuar paraprakisht METE-s sqarim lidhur me kushtet hidroteknike që parashikoheshin në dokumentet standarde të procedurës konkurruese për këtë koncesion. Por respektimi i kësaj direktive të përpiluar nga vetë METE rezultoi fatal për kompaninë në fjalë, sepse pikërisht respektimi i kësaj direktive shërbeu si sebep për skualifikimin nga gara të kësaj shoqërie”, - sqaroi Felaj. Sipas saj, pas ankesave ligjore të shoqërisë nis një tjetër garë. “Ndodh që një garë tjetër shfaqet në horizont, pra ndodh çudia e radhës: hapet një garë e re për këtë koncesion për të favorizuar një tjetër kompani, e cila, me çtregojnë dokumentet, gëzonte mbështetje të fuqishme në ministrinë e Genc Rulit”, - vuri në dukje deputetja e PS-së Felaj.
Kandidatët e 8 majit
Baza socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidaturave për përfaqësuesit e pushtetit vendor për garën elektorale të 8 majit. Një përzgjehdje e tillë nuk mund të cilësohet ende zyrtare, pasi duhet që kryesia e PS-së të vendosë më parë kriteret që duhet të respektojë çdo kandidaturë. Megjithatë aktualisht në të gjitha strukturat e PS-së në rrethe ka nisur një testim paraprak i kandidaturave të mundshme. Në këtë garë lidershipi socialist ka vendosur të dëgjojë zërin e bazës dhe të deputetëve të saj, lidhur me konkurentët.