“Kujdes me politikat fiskale të së kaluarës”
11/01/2011 Drejtoresha e BB-së takon Berishën dhe Metën. Këshilla qeverisë
Banka Botërore këshilloi dje qeverinë shqiptare që të vazhdojë ndjekjen e politikave të kujdesshme fiskale të së kaluarës dhe të sigurojë qëndrueshmërinë fiskale. Drejtoresha e lartë e menaxhimit të Bankës Botërore Ngozi Okonjo-Iweala pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Berisha bëri me dije detajet e takimit dhe veçanërisht për këtë çështje. “Shqipëria duhet ti përmbahet kuadrit afatmesëm buxhetor, që i mban deficitet dhe borxhin e sektorit publik me një tendencë rënie. Mbase Shqipëria do të përpiqet që jo vetëm ta mbajë borxhin në nivelin 59%, por ndoshta dhe ta ulë atë më tepër. Përveç kësaj, duke qenë një vend me të ardhura të mesme, Shqipëria përballet me një konkurrencë gjithnjë e në rritje qoftë nga vendet poshtë, qoftë nga vendet lart saj. Ka shumë rëndësi që Shqipëria të gjejë mënyrat e duhura që të jetë në krye në mënyrë konkurruese. Kam kënaqësinë të them se në diskutimet tona zoti kryeministër na vuri në dukje mënyrat se si Shqipëria mendon të sigurojë rritjen e mëtejshme përmes reformave në arsim për krijimin e aftësive në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit dhe në sektorin energjetik”, - tha drejtoresha e BB-së. Ajo e vlerësoi të jashtëzakonshëm ritmin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë 20 vjetve të fundit. “Shqipëria është përballur më së miri me ndikimin e krizës financiare ekonomike globale, duke arritur një shkallë zhvillimi pozitiv prej rreth 3% në vitin 2010, ndërsa shumë prej fqinjëve të saj kanë vazhduar të jenë në një rënie ekonomike”, - tha drejtoresha për këtë çështje. Zyrtarja e lartë e BB-së është pritur dje edhe nga ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, me të cilin gjithashtu diskutoi për projektet e BB-së lidhur me përmbytjet dhe situatën ekonomike në vend.
Kryeministri Berisha
“Unë e garantova bashkëbiseduesen time se për qeverinë shqiptare rëndësi shumë të madhe ka ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe se qëllimi ynë është që borxhi të mbahet nën 60%. Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm të jetë rreth 3.5%. Natyrisht, është e kuptueshme që drejtoresha e lartë e Bankës Botërore për menaxhim, zonja Ngozi Okonjo-Iweala, do të dëshironte disa vlera me të ulëta për borxhin, dhe kjo është normale, por e rëndësishme është që ne mbetëm të vendosur të mos lejojmë që borxhi të kalonte mbi 59 %.”
Ndihma për përmbytjet
BB-ja ka caktuar një fond prej 1 milion dollarë për të ndihmuar për planifikimin pas fatkeqësisë së përmbytjeve të shkaktuara në qarqet në Veri të vendit. Këtë e bëri me dije drejtoresha e BB-së Ngozi Okonjo-Iweala. “Ne diskutuam me kryeministrin se si Banka Botërore mund të vazhdojë të shprehë ndihmën e saj, që deri tani është e madhe për këto zona të përmbytura, dhe se si ne mund ta sjellim këtë ndihmë më shpejt. Kam kënaqësinë të informoj se ne kemi caktuar një fond prej 1 milion dollarë për të ndihmuar për planifikimin pas fatkeqësisë. Gjithashtu po shohim se si mund të japin dhe një shumë prej 22 milionë dollarë si financim shtesë për sigurinë e digave, në rast se e kërkon qeveria”, - tha ajo. BB-ja gjithashtu do të vijojë të ndihmojë familjet e varfra dhe vazhdimin e reformave të ndryshme strukturore në këtë drejtim, siç është, për shembull, mbështetja shoqërore e tyre etj.