E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gerdeci", Veliaj viziton familjen e prekura nga tragjedia

Drejtues të G99 vizituan dy familje të prekura nga tragjedia e Gërdecit. Në familjen Murati, viktima është Regina, një vajzë e vogël, që tani është në klasën e dytë të shkollës fillore.

Atë ditë, bashkë me gjyshen dhe dy motrat e veta, ato dolën nga shtëpia, për t'iu larguar sa më shumë rrezes së shpërthimit.

Për fat të keq, shpërthimi i fundit i madh i zuri rrugës, duke i marrë asaj krahun e djathtë. Gjyshja dhe motrat shpëtuan. Gjatë kësaj kohe Regina ka mësuar të shkruajë me dorën e majtë.

Familja Murati e ka rindërtuar shtëpinë përtej kodrës, përballë me Vorën. Fëmijët nuk donin të rronin më në të njëjtin vend. Në familjen Memoçi, Dritani i ka të dy këmbët e thyera. Ai ishte inspektori i rendit për zonën, dhe u zu nën shpërthim duke shpëtuar të tjerët. Dritani ka bërë 6 operacione në Greqi dhe në Itali, ku i kanë marrë kockë për mbushje nga pjesë të tjera të trupit. Një vit më pas ai vazhdon të qëndrojë i gozhduar në shtrat. Pas një thirrje publike për ndihmë në një televizion privat, Dritani thotë se e hoqën nga lista e dëmshpërblimeve të posacme që do të shpërndaheshin nga donacionet.

Për Erion Veliajn, Regina dhe Dritani janë heronj, për kurajon që kanë treguar.

"Meta, ministri i 15-të i qeverisë, ai me bodigardët e vet do të dalë para kryeministrisë ku ne kishim thënë prej kohësh se do të dilnim, por ne nuk do të bëjmë incidente. Nuk presim gjë nga Ilir Meta, por koalicioni qytetar duhet të jetë më i rëndësishëm se koalicioni i kryeministrave dhe ish-kryeministrave", u shpreh Veliaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›