E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë përkujtimorenë 100 vjetorin e Nënë Terezës

TIRANE- U zhvillua sot një konferencë përkujtimore për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës ku ishin të pranishëm personalitete të rëndësishëm nga sfera fetare, politike, kulturore e më gjerë.
Ministria e Kulturës ka shpallur vitin 2010 si viti i Nënë Terezës dhe ceremonia e ditës së sotme ishte vetëm fillimi i një serë eventesh që përfshijnë ekspozita, konkurse, shfaqje dokumentarësh e takime të ndryshme për të nderuar figurën e shqiptares së madhe.
Në konferencën e sotme, ministri Xhaferri vlerësoi këtë figurë që nderon Shqipërinë, e cila me misionin e saj humanist nuk i përket vetëm shqiptarëve por mbarë njerëzimit.
Gjithashtu u mbajtën kumtesa nga personalitete të ndryshme letrare dhe kulturore si dhe sollën përshëndetjen e tyre edhe përfaqësuesit më të lartë fetarë në Shqipëri.
Moment kulmor i aktivitetit ishte leximi i disa pjesëve të shkruara nga Nënë Tereza , nga aktorja e mirënjohur Tinka Kurti.
Konferenca përkujtimore zhvillohej nën kujdesin e vecantë të kryeministrit Sali Berisha.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›