Berisha përshëndetmarrëveshjen me BEIpër projektin e rrugëve
TIRANë- Para nisjes për në Berlin ku do marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale kryeministri Berisha ka pritur misionin e Bankes Europiane të Investimeve të kryesuar nga zoti Dario Scannapieco. Zyrtari i BEI shprehu angazhimin e kësaj banke për financim të rrugës Tiranë – Elbasan, projektin e by pasit të Fierit, projektin e mbështetjes dhe financimit të SME-ve, të vazhdimit të financimit të projekteve në infrastrukturën ujore dhe energjetike,etj.
Projekti i rrugës Tiranë-Elbasan do jetë i pari i cili do të realizohet në këtë kuadër. Kryeministri Berisha përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministrisë së Financës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për financimin e “Projektit të Rrugëve Rurale” me një vlerë prej 50 milion Euro.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e tij për rëndësinë e rrugës Tiranë – Elbasan, jo vetëm si një segment i rëndësishëm i zhvillimit të korridori të tetë, por dhe si një segment i rëndësishëm i zhvillimit të boshtit të jugut. Marrëveshja e financimit të projektit të rrugëve rurale u vlerësua edhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode pas nënshkrimit të saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)