Vlorë, gomonia me 3 peshkatarë kërkon ndihmë në mes të detit

>Peshkatarët prej 3 ditësh në det. SOS nga ujërat territoriale të Malit të Zi
Një gomone me 3 persona rezulton e zhdukur prej ditës së diel, ndërkohë që autoritetet portuale shqiptare por edhe ato malazeze janë vënë në lëvizje për gjetjen dhe shpëtimin e peshkatarëve që sinjalizuan personalisht me telefon humbjen në detin Adriatik. Për shkak të motit të keq dhe erës së fortë gomonia mund të ketë humbur drejtimin dhe të ketë dalë në ujërat territorialë të Malit të Zi. Romeo Pulizi, Sotir Golaj e Niko Golaj, që të tre nga Vlora, të cilët kanë dalë për peshkim që më 18 janar, nuk janë kthyer më në breg, duke lënë në ankth familjet e tyre por jo vetëm. Gomonia me tre persona në bord dha alarmin "SOS" në ujërat territorialë të Malit të Zi, në detin Adriatik. Të dhënat e fundit nga kapineteria e portit të Durrësit, të cilat janë mbështetur në thëniet e njërit prej personave në bord, bënë të ditur se gomonia mund të ndodhet rreth 35 milje larg bregdetit të Ulqinit. Policia bregdetare e Malit të Zi ka ndërmarrë një operacion kontrolli të ujërave territorialë, por ende nuk është identifikuar vendndodhja e gomones. Ujërat territorialë janë kontrolluar me motovedetë, radar si dhe nga lart nëpërmjet një helikopteri. Por deti i trazuar me dallgë me një forcë 6-7 ballë dhe era që fryn në drejtimin jug- veri dyshohet se po zhvendos gomonen duke bërë të vështirë identifikimin e vendndodhjes së saj.
Kërkimet
Lidhur me ngjarjen, Policia e Shtetit ka bërë të ditur në një njoftim për shtyp se është kontaktuar me celular me një nga peshkatarët, por nga ana e tij nuk ishte e mundur që të përcaktohej saktë vendndodhja, ndërkohë në telefonin celular dilte sinjali i telefonisë së Malit të Zi. Për tju ardhur në ndihmë 3 peshkatarëve nga strukturat e Policisë së Shtetit, është marrë kontakt menjëherë me Policinë Malazeze për të bërë të mundur fillimin e kërkimeve në ujërat e tyre. Po ashtu homologëve Malazezë ju është kërkuar që të lejonin fluturimet në hapësirën e tyre tokësore dhe ujore të helikopterëve të Ministrisë sonë të Mbrojtjes. Operacioni kërkimor për 3 peshkatarët është intensifikuar me qëllim gjetjen e gomones para se të binte nata. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare ka urdhëruar brigadën ajrore në angazhimin e gjetjes së gomones. Për këtë qëllim një helikopter ushtarak ka nisur lundrimin mbi ujërat e Adriatikut për të zbuluar ndonjë gjurmë. Po kështu, edhe 3 mjete lundruese të ushtrisë kanë nisur hulumtimet në ujërat pikërisht në zonën ku dyshohet se ka humbur gomonia. Por deri në orët e pasdites kërkimet nuk kanë dhënë rezultat, ndaj ato janë ndërprerë edhe për shkak se moti i keq dhe errësira e bënin të pamundur vazhdimin e misionit kërkues. Ndërkohë u pezulluan edhe patrullimet nga ajri sepse gjetja e gjurmëve në errësirë ishte e pamundur. Kërkimet do të rifillojnë sërish sot me të zbardhur dita. Pas ndërprerjes së kërkimeve për gomonen e humbur, të afërmit e peshkatarëve kanë njoftuar në një nga mediat vizive duke thënë se kanë arritur të komunikojnë me të humburit të cilët kanë bërë thirrje për rifillimin e kërkimeve. Sipas të dhënave që të afërmit e peshkatarëve kanë bërë të ditur, përreth tyre këta të fundit shohin drita, dhe dyshojnë se ndodhen në afërsi të Shëngjinit. Ndër të tjera ata kanë bërë apel për të vazhduar kërkimet sepse ndodhen në vështirësi për shkak se rryma i shtyn drejt detit të hapur. Por burime nga policia kanë bërë të ditur se kërkimet janë të pamundura në kushtet e errësirës së plotë dhe motit të keq.