E Diel, 1 Nëntor 2026

Danaj: Krimi në familje, dështim i qeverisë

>Sipas Kordinatores së Forumit Kombëtar të Gruas Socialiste, Ermira Danaj shtimi i rasteve  të dhunës dhe krimit në familje dëshmojnë se kjo qeveri ka dështuar plotësisht në luftën ndaj varfërisë dhe në rritjen e mirëqenies ekonomike, ka dështuar në luftën ndaj papunësisë së lartë të grave dhe burrave, ka dështuar në krijimin e një ambjenti i cili e dënon dhe e lufton dhunën, ka dështuar në ofrimin e një jete të sigurtë, dhe c'është më e rëndësishmja ka dështuar në dhënien e shpresës për të gjithë qytetarët dhe qytetaret. Danaj u shpreh se ditët e fundit ne kemi përjetuar raste të shumta të dhunës dhe krimit në familje, ku në shumicën e tyre viktimat kanë qenë gratë. Dhuna dhe krimi në familje, nënvizoi ajo,- nuk është një çështje private, për të cilën nuk duhet folur, por është një çështje që na prek të gjithëve ne, të gjithë shoqërinë, sepse në thelbin e kësaj plage qëndron mungesa e mirëqënies ekonomike dhe sociale, qëndron mungesa e shpresës. Ajo theksoi se Partia Socialiste nuk do të heshtë ndaj rasteve të shumta të dhunës në familje, por ajo angazhohet për ta parandaluar dhe luftuar këtë plagë sociale, duke punuar të gjithë së bashku për një shoqëri më të sigurtë, për të rritur mirëqenien e për të kthyer shpresën tek qytetarët dhe qytetaret e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›