Unaza e madhe, INUK: Aksion për prishjen e 29 objekteve
TIRANË- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar sot ditën e dytë të aksionit për prishjen e ndërtesave pranë liqenit artificial. Sipas INUK janë parashikuar të prishen 29 objekte me qëllim që të krijohen hapësirat e duhura për ndërtimin e unazës së madhe.
“Janë 29 objekte vetëm për segmentin nga Komuna e Parisit deri tek rruga e Elbasanit. Janë të madhësive të ndryshme, objekte 3, 4 dhe 5 kate, këtu ka lokale, shtëpi banimi. Të gjitha këto do të ekzekutohen në mënyrë që t’i hapet rruga këtij investimi”, u shpreh Alban Isteri, zv.kryeinspektor i INUK.
Aktualisht aksioni po vazhdon me prishjen e 2 vilave 3-katëshe në këtë zonë.
Objektet që do të prishen ishin në proces legalizimi dhe pronarët e tyre janë kompensuar sipas ligjit në fuqi.
“Pjesa dërrmuse e tyre janë në proces legalizimi, por ka edhe pa dokumenta. Janë bërë të gjitha procedurat ligjore që t’i hapet rruga këtij investimi. Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një vendim në të cilin e sqarn shumë qartë se të gjitha objektet që janë në proces legalizimi, ose kanë hipotekë apo dokumena të rregullta do të shpronësohen. Deri tani janë prishur 15 objekte”, shtoi Isteri.
(m.a/BalkanWeb)