Lagardë: Greqia të zbatojë reformat

Kristine Lagarde
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagardë, i kërkon Greqisë zbatimin e reformave.
Lagardë shprehet se në gjashtë muajt e fundit, Greqia ka bërë hapa për daljen nga kriza, por mbetet akoma shumë për të bërë.
Kryeministri ndryshuar, qëndrimi i disa partive ka ndryshuar dhe është aplikuar një program i ri ekonomik.
Është arritur progres, por mbetet shumë për të bërë”, tha Lagardë në një konferencë shtypi.
Ajo kërkoi përpjekjen maksimale të shtetit grek në mbledhjen e taksave, në mënyrë që pesha e reformave të mos rëndojë vetëm mbi një kategori të qytetarëve.