E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, humb jetën 14-vjeçari në det, në mënyrë aksidentale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ne zonen e  “Ujit të ftohtë”, ndërsa një i ri ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Mësohet se 14-vjeçari me iniciale R.S, ka humbur jetën ndërsa është hedhur nga një lartesi e madhe nga shkëmbinjtë, e duke u përplasur në mënyrë tragjike.

Viktima ishte duke u larë me shoket e tij, ndërsa mësohet se një manovër e gabuar, i ka kushtuar jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›