Zgjedhjet dhe dialogu, kushte bazë për integrimin në BE
15/04/2011 Deklarata e Lajçak
Drejtori për Menaxhimin në Ballkan, Miroslav Lajçak, në raportin e tij në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të PE-së deklaroi rishtas dje se dialogu politik dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme më 8 maj janë kushtet e BE-së për politikën shqiptare, për rrugën e integrimit në BE. Lajçak shprehu shqetësimin se mungesa e dialogut politik po pengon progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Jashtëm të BE-së, Lajçak inkurajoi komisionin që të mbështesë përpjekjet e qeverisë dhe opozitës shqiptare që të vazhdojnë dialogun politik, pa të cilin nuk mund të ketë jetë normale politike në Shqipëri. Ai theksoi se dy forcat politike duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike. “Duhet të vazhdojë presioni nga ana jonë, që ata ta dinë se ne jemi këtu dhe po i vëzhgojmë, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të tilla”, theksoi Lajçak.