E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata: Mediat vizive nuk zbatojnë kohën e transmetimeve

15/04/2011  KQZ rrëzon propozimin e Bordit të Mediave për gjobitjen e 4 TV

“Të ndërpritet spoti ‘Kush është Luli’, nuk përcakton subjektin zgjedhor”

Bordi i Monitorimit të Medias ka propozuar masat e para ndëshkimore ndaj mediave “abuzive” në pasqyrimin e veprimtarive dhe spoteve politike gjatë javës së parë të fushatës. Në raportin javor të shqyrtuar dje në KQZ, Bordi vëren se të gjitha mediat elektronike nuk respektojnë ligjin në lidhje me kohën që duhet të përfitojnë partitë parlamentare, të cilat kanë marrë deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend, krahasuar me partitë e tjera, të cilat nuk e kanë arritur këtë përqindje. Dhe në bazë të këtij monitorimi, BMM-ja i ka propozuar KQZ-së që të urdhërojë kompensimin e kohës televizive për partitë me deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend. Në këto televizione, thekson BMM-ja në raportin e saj, diferenca të konsiderueshme ka pasur në kohën e vënë në dispozicion prej tyre për dy koalicionet e mëdha, për të cilat Bordi rekomandon që televizionet të bëjnë kompensimet e tyre. Në përfundim të raportit, BMM-ja pas monitorimit të saj javor, i propozoi dje KQZ-së që t’ju kërkojë mediave elektronike ndërprerjen e transmetimit të spoteve elektorale gjatë orareve që nuk janë përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Shkeljet me reklamat

BMM-ja i ka kërkuar me anë të një vendimi të anëtarëve të saj, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të urdhërojë ndërprerjen e transmetimit të reklamës “Kush është Luli”, të transmetuar nga televizionet “Vizion Plus”, “Top Channel”, “Ora Neës” dhe “Neës24”. Ndërprerja e kësaj reklame është kërkuar pasi BMM-ja ka vërejtur se “kjo reklamë nuk përcakton subjektin zgjedhor (Partinë Socialiste në këtë rast), që ka të drejtën e transmetimit të kësaj reklame; paragjykon interesat e konsumatorëve”. BMM-ja në kërkesën e saj drejtuar KQZ-së për miratim, thekson se “gjatë monitorimit të katër stacioneve televizive që transmetojnë këtë reklamë kemi të bëjmë me mosndershmëri, si edhe me dëmtim të të tjerëve”. Bordi ka marrë në shqyrtim gjithashtu edhe një reklamë të transmetuar nga disa televizione në emërtimin “Kurrë më”. Pas shqyrtimit të kësaj reklame, bordi vendosi: “T’i propozojë KQZ-së që të urdhërojë ndërprerjen e transmetimit të reklamës ‘Kurrë më’, e transmetuar edhe kjo nga televizionet “Vizion Plus”, “Top Channel”, “Ora Neës” dhe “Neës24”. Vendimi për këtë propozim, BMM-ja bën me dije se është bazuar në nenin 85, pika 2 (monitorimi i fushatës zgjedhore) të Kodit Zgjedhor. Nisur nga këto shkelje, BMM-ja i ka kërkuar KQZ-së që në bazë të nenit 84, pika 9 të Kodit Zgjedhor, të gjobisë operatorët radiotelevizivë vendorë “Vizion Plus”, “Ora Neës” dhe “Neës 24” me 2 milionë lekë, si dhe operatorin radioteleviziv kombëtar “Top Channel” me 3 milionë lekë, propozim që nuk u miratua nga antarët e KQZ

Kompensimet për kohën televizive gjatë edicioneve informative

“Aleanca për qytetarin” (PD)

“Top Channel” duhet të kompensojë kohën në favor të PD-së me 17.29 minuta.

“Vizion Plus” duhet të kompensojë kohën në favor të PD-së me 29.62 minuta.

“TV Koha” duhet të kompensojë kohën në favor të PD-së me 12.53 minuta.

“Neës 24” duhet të kompensojë kohën në favor të PD-së me 94.18 minuta.

“Ora Neës” duhet të kompensojë kohën në favor të PD-së me 17.8 minuta.

“A1” duhet të kompensojë kohën në favor të PD-së me 104.02 minuta.

“Aleanca për të ardhmen” (PS)

TVSH duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 14.82 minuta.

“TV Klan” duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 59.10 minuta.

“Shijak TV” duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 22.73 minuta.

“Ufo Education” duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 49.94 minuta.

“Nesër TV” duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 44.75 minuta.

“ABC Neës” duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 169.53 minuta.

“Planet TV” duhet të kompensojnë kohën në favor të PS-së me 37.03 minuta.

“Albanian Screen” (ish-ALSAT) duhet të kompensojë kohën në favor të PS-së me 10.42 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›