E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përplas kokën në shkëmb vdes 14-vjecari

VLORË- Një ngjarje rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Një 14-vjecar humbi jetën aksidentalisht teksa është hedhur për tu larë në zonën e Ujit të Ftohtë në afërsi të tunelit, duke përplasur kokën në shkëmb gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së sotme, ndërkohë që viktima mësohet të jetë 14-vjecari Rudin Selimaj.

Selimaj ishte i shoqëruar nga shokët e tij, të cilët janë përpjekur ti japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, por sipas mjekëve të këtij spitali goditja ka qënë fatale për 14-vjecarin i  cili nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë që shokët e Selimaj të cilët shoqëronin në këtë pasdite bëjnë me dije se ngjarja është aksidentale. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se ngjarje të tilla, si kjo e pasdites së sotme, e cila ka tronditur mbarë qytetarët vlonjatë, janë të pranishme zakonisht në sezonin e verës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›