Vrasja Trashani u qellua disa here me thike ne gjoks
Hetuesit thane se ne vendin e ngjarjes ne apartament ne katin e peste te nje pallati prane Zogut te Zi ne Tirane jane gjetur disa fije floku te nje femre te cilat nuk i perkasin viktimes. Ne telefonin celular te viktimes policia tha se ka gjetur dy numra te dyshimte njeri prej te cileve eshte numer celulari anglez dhe tjetri numer i nje personi nga qyteti i Vlores. Zjarri ka shkrumbuar plotesisht shtepine ku banonte me qira 32-vjecarja prej gati tre vjetesh. Flaket kane zhdukur edhe gjurmet e autorit dhe prova te tjera te nevojshme per grupin hetimor. Policia dyshon se autor
mund te jete nje person qe e vizitonte vazhdimisht Trashanin ne shtepi pasi pas vrasjes dera hyrese e apartamentit eshte gjetur e mbyllur nga jashte dhe i dyshuari mund te kete edhe vete nje kopje celesi.
EKSPERTIZA
Ne raportin paraprak te mjekeve ligjore thuhet se Aurora Trashani juristja e Autoritetit te Konkurrences ka vdekur nga disa plage thike qe ka marre ne pjese te ndryshme te trupit kryesisht ne gjoks. Me pas trupi eshte djegur. Autopsia e kryer menjehere pas ngjarjes zbuloi se 32-vjecarja nuk kishte vdekur nga asfiksia dhe as nga djegiet qe kishte pesuar ne trup por ishte vrare me thike. Pas nje analizimi me te detajuar qe u krye nga mjeket ligjore rezultoi se vajza kishte vdekur nga goditjet me thike para se te merrte flake apartamenti i saj. Sipas te dhenave hetimore krimi ka ndodhur rreth ores 0400 te mengjesit te dites se merkure.
NGJARJA
Juristja e Autoritetit te Konkurrences 32-vjecarja Aurora Trashani u gjet e vdekur ne banesen e saj ne afersi te Zogut te Zi ne Tirane mengjesin e dites se merkure. Ngjarja qe fillimisht u dyshua si asfiksim nga tymi e me pas djegie nga flaket qe kishin perfshire apartamentin e Trashanit vetem disa ore me vone rezultoi te ishte vrasje dhe zjarri sipas policise ka qene i qellimshem. Juristja nga Shkodra kusherira e deputetes Arenca Trashani jetonte vetem ne apartamentin ku u gjet e vdekur te cilin e kishte marre me qira prej vitesh. Ngjarja u zbulua mengjesin e djeshem nga fqinjet te cilet kane pare duke dale tym nga dritaret e ballkoni i saj dhe kane lajmeruar menjehere zjarrfikeset e policine.
Mikesha e Trashanit E takova te henen skishte probleme
SHKODER - Autora Trashani eshte percjelle dje ne banesen e fundit ne Shkoder. Familjare miq kolege dhe shoqe te 32-vjecares kane marre pjese ne ceremonine mortore. Nje prej shoqeve te Aurores thote se ende nuk i besohet se ajo do te kishte nje fund kaq tragjik. Diten e hene sapo eshte kthyer nga Shkodra ku kishte shkuar per fundjave tek prinderit. Kemi pire nje kafe bashke me te dhe nuk kam marre vesh qe ajo mund te kishte ndonje problem thote mikesha e 32-vjecares. Kapja e autorit dhe denimi i tij maksimal eshte kerkesa e vetme qe kane te afermit dhe miqte e Aurora Trashanit.
ETLEVA DELIA