E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapen 4.5 kg heroinë në port

Folo ilustruese / Arkiv

Një 27-vjeçar nga Fieri është ndaluar sot në ambientet e portit të Vlorës, në tentativë për të kaluar një sasi heroine drejt kufirit me Italinë. Bëhet fjalë për  4.5 kg lëndë të tipit heroinë, e cila ishte fshehur në makinën private të të riut, i cili u vu në pranga nga policia.

Operacioni është realizuar tërësisht nga efektivët e Policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, të cilët siç mësohet, kanë vepruar pasi  kanë pikasur lëvizjet e dyshuara të të riut.

Kontrolli i detajuar në makinën tip Benz me targa FR 9753 B, me të cilin udhëtonte 27-vjeçari Ermal Myrtaj është pasuar më pas edhe me praninë e qenit, nëpërmjet të cilit është marrë sinjali për rast të dyshimtë në mjet.

Lënda ishte sistemuar në 9 pako, secila 500 g, në pjesën e kroskotit pranë fshirëses së xhamit, nga jashtë. / Anila Peçi 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›