Topi: Politika të ketë bazë dialogun
09/04/2012 Krerët e politikës dhe të institucioneve urojnë Pashkët
“Dëshira për pushtet po lë pas hallet e qytetarit”
Krerët e politikës dhe të shtetit kanë vizituar dje katedralen e Shën Palit për t’u uruar besimtarëve katolikë festën e Pashkëve. Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit dhe kreu i opozitës Edi Rama kanë uruar festën në orare të ndryshme. Ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, veç urimit për këtë ditë ka kërkuar nga politika që të përcjellë mesazhin e dialogut. Presidenti kërkoi që kjo festë të shërbejë në politikë për më shumë harmoni e pozitivitet dhe jo për shprehje egoizmi, që ai tha se duhen lënë pas. “Është një ditë e veçantë sikurse janë të gjitha ato ditë që lidhen me mirësinë, dhe kjo ditë ka në themel ringjalljen e jetës dhe të besimit, por në kontekstin e Shqipërisë është e nevojshme ringjallja e besimit dhe të komunikimit, dhe kjo do të sjellë një dominim të harmonizimit, pasi Shqipëria e ka pasur gjithmonë harmoninë. Mesazhi im është për moralin e politikës, e cila ka nevojë të ripërtëritje, pasi komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu sjell më pas rastet e mira, pozitivitetin dhe të mos shohim shprehje të egoizmit që shohim shpesh në mjediset e politikës, ku dëshira për pushtet lë pas kujdesin ndaj qytetarit”, - tha Topi.