Gjon Bardhi: Topalli po shkel Kushtetutën /Alibeaj: Bardhi të japë dorëheqje nga Bashkia
09/04/2012 Kryebashkiaku i Fushë-Krujës: Mandati i 66-të i PS-së i përket Edison Konomit, jo mua
“PD-ja lojë politike për të bllokuar PS-në në zgjedhjen e presidentit”
Herion Mesi
Protagonisti i debatit më të fundit mes mazhorancës dhe opozitës mbi zëvendësimin e Rudina Seserit në Kuvendin e Shqipërisë, kryebashkiaku i Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, e quan lojë politike të PD-së zvarritjen e procesit deri në mbyllje të zgjedhjeve presidenciale. Në një intervistë dhënë dje për mediet ai akuzoi mazhorancën se po e përdor këtë çështje për ta lënë opozitën me një votë mangët deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërsa arsyen pse nuk pranon të ulet në karrigen e deputetit Bardhi e argumenton me faktin se respekton votën popullore të elektoratit në zgjedhjet e 8 majit. “Nuk e shqetëson shumë zonjën Topalli nëse do të jetë Gjon Bardhi apo Edison Konomi deputet i parlamentit, por mendoj se është një lojë politike, një zvarritje, tërheqje vëmendjeje apo një shfrytëzim që duan të bëjnë për ligje të rëndësishme apo për zgjedhjen e presidentit. Për mua është shkelje e Kushtetutës që bën zonja Topalli apo Kuvendi i Shqipërisë duke ushtruar detyrat e tyre, kur Kushtetuta thotë se parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, ndërkohë që votohen, miratohen ligje apo vendime të rëndësishme me 139 të zyrtarizuar”, - tha Bardhi. Sa i përket debatit në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe arsyet pse Kuvendi nuk ka marrë parasysh kërkesën e tij ku refuzon postin e deputetit, Bardhi shprehet: “Sipas pretendimeve të Kryetares së Kuvendit në bazë të një neni kushtetues unë duhet të kisha dhënë dorëheqjen para kandidimit për kryetar bashkie nga lista shumemërore. Për mua është shumë absurde që mbas rreth një viti bie poshtë kandidatura e hedhur si kryetar i Bashkisë për Fushë-Krujën.” Ndërsa nismën e PD-së për ta çuar çështjen në Kushtetuese ai nuk e shikon si tentativë për të zhvilluar zgjedhje të reja lokale për Bashkinë e Fushë-Krujës. “Nuk ka një shprehje konkrete, pasi edhe ata nuk janë të qartë për të interpretuar ligjin tamam. Jam i certifikuar zyrtarisht nga të gjitha institucionet kushtetuese për të qenë kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës”, - tha Bardhi.
Alibeaj: Bardhi të japë dorëheqje nga Bashkia
Vendimin e Gjon Bardhit për refuzimin e mandatit të deputetit dhe për të mbajtur atë të kryebashkiakut mazhoranca e shikon këtë çështje në një tjetër këndvështrim. Për deputetin e PD-së Enkelejd Alibeaj kryebashkiaku i Fushë-Krujës duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i tij dhe më pas të bëjë ç’të dojë me mandatin e deputetit. “Mund të kesh lëshuar akte. Mund të të jenë marrë me forcë, me imponim akte për heqje dorë, por kurrsesi nuk përbëjnë shkak për heqje mandati. Kjo do të thotë se zoti Gjon Bardhi është i destinuar për të qenë deputet. Veç kësaj para këtij akti do të duhet të bëjë po ai dhe heqjen dorë nga mandati që ka marrë si kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës”,- tha dje Alibeaj. Sipas anëtarit të Komisionit të Ligjeve, 30 ditët që neni 164 i Kodit Zgjedhor parashikon për të humbur mandatin nisin pikërisht nga dita e betimit në Kuvend. “Duhet të bëjë paraprakisht dorëheqjen si kryetar i njësisë se qeverisjes vendore përkatëse. Nga ky çast ai mandatohet dhe është i aftë për t’u paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera dhe në këtë rast ndodh që i kalon tjetrit", - theksoi Alibeaj. Në mbledhjen e 2 prillit të Këshillit të Mandateve, duke komentuar vendimin e KQZ-së, deputeti demokrat Ilir Rusmali do të shprehej: “Vendimi i KQZ-së nuk është i paligjshëm, është i ligjshëm dhe është në fuqi, sepse ky vendim nga subjektet që e konsiderojnë atë të paligjshëm mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda një muaji. Për sa kohë që PS-ja nuk e ka ankimuar brenda një muaji, do të thotë se është i ligjshëm dhe është në fuqi.”
Vendimi i KQZ-së
“Në mbledhjen e 13 janarit KQZ-ja me unanimitet i dha Gjon Bardhit mandatin e Rudina Seserit, edhe pse ai me anë të një letre theksonte se do të mbante atë të kryebashkiakut. Neni 164 thotë se deputeti deklaron në mënyrë publike para komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Dhe kjo është një procedurë që, sipas ligjit, i kalon Komisionit të Verifikimit të Mandateve të Kuvendit”, - tha kreu i KQZ-së.
Këshilli i Mandateve
Këshilli i Mandateve u përfshi në debate mbrëmjen e së hënës. Për PD-në situata është e paprecedentë, për shkak se KQZ-ja, sipas Kodit, i ka dhënë mandatin e deputetit Bardhit, që është kryetar bashkie dhe nuk pranon të bëhet deputet. Këtë çështje mazhoranca thotë se nuk mund ta zgjidhë Kuvendi, por Gjykata Kushtetuese. Socialistët, duke e cilësuar të paligjshëm vendimin e KQZ-së, kërkuan kthimin e tij mbrapsht, në mënyrë që mandati t’i kalojë Edison Konomit.
Gjykata Kushtetuese
Mazhoranca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve theksoi se Kuvendi nuk është institucioni kompetent që mund të interpretojë vendimet e KQZ-së, pasi një autoritet të tillë e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. “Ju sugjeroj t’i kërkojmë një mendim Gjykatës Kushtetuese për këtë precedent që na është krijuar. Ju siguroj unë se mund të krijohet edhe në të ardhmen, derisa të kemi këtë sistem zgjedhor. Pavlefshmërinë e ka Gjykata Kushtetuese”, – tha Arenca Trashani.
Përfundon sot diskutimi
për Gjykatën Administrative
Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të përfundojë sot diskutimin nen për nen të projektligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Në mbledhjen e së enjtes në ambientet e Kuvendit mazhoranca dhe opozita diskutuan dhe më pas miratuan me konsensus nenet e fundit të draftit të propozuar nga qeveria, që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të marra nga Gjykata Administrative. Në mbledhjen e sotme do të diskutohen nenet që lidhen me funksionimin, përcaktimin i gjyqtarëve, numri i tyre dhe kriteret që duhen plotësuar nga gjyqtarët për të qenë pjesë Gjykatës Administrative. Pritet që në këtë mbledhje mazhoranca dhe opozita të shkëmbejnë mendime të ndryshme, çka pritet që të shkaktoje debate në Komisionin e Ligjeve. Me diskutimin dhe miratimin e këtij neni përfundon diskutimi nen për nen i gjithë projektligjit. Mendohet se drafti, i cili u është nënshtruar amendamenteve të ndryshme, do të kalojë për votim përfundimtar në seancën e ardhshme plenare.