Meta: Vota të jetë e barabartë
09/04/2012 Mbyllet Konventa Zgjedhore e LGI-së Durrës
Zgjedhja e Presidentit, Meta: Procesi të jetë konstruktiv
Albana Lika
Me tepër sesa një emër që duhet të dalë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kjo e fundit është më tepër e interesuar për realizimin e një procesi ligjor dhe konstruktiv të kreut të shtetit. Kryetari i saj, Ilir Meta, gjatë një prononcimi për mediet nuk ka lënë të kuptohet nëse LSI-ja ka një kandidaturë të vetën për president, por është kujdesur të vërë theksin te procesi i zgjedhjes së tij. “Lëvizja Socialiste për Integrim është e angazhuar për një proces konstruktiv. Një proces i tillë sigurisht që do të sillte një president tepër funksional në drejtim të përmbushjes së misionit të tij kushtetues, rolit të tij edhe si simbol i unitetit kombëtar, por edhe si një garant i funksionit të institucioneve të pavarura dhe efikas”, - tha kreu i LSI-së. Këtë deklaratë shefi i LSI-së e bëri nga qyteti i Durrësit pas mbylljes së konventës zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim të qytetit. Ai tha se mbështet përfaqësimin e grave në politikë në mënyrë të barabartë me burrat. “Unë jam partizan i 50 % me 50 % dhe ne si LSI mbështesim të gjitha propozimet e rrjetit të shoqërisë civile që përfaqëson dhe mbron pjesëmarrjen e gruas në politikë. Jam i bindur se, pavarësisht se kuotat duhen dhe janë të rëndësishme për të garantuar një përfaqësim sa më dinjitoz, ajo që do t’i japë vendin e duhur gruas dhe vajzës shqiptare është guximi për të qenë vetvetja kudo dhe jo thjesht pritja nga të tjerët për të respektuar kuotat e përfaqësimit. Kjo do të thotë se duhet të jeni akoma më të ndërgjegjshme për vlerat që keni dhe ajo që duhet akoma më shumë është një solidaritet më i madh midis jush, në mënyrë që burrat të mos dinë ku të futen”, - u shpreh Meta. Ai nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 kontributi i grave do të jetë shumë herë më i madh dhe më i dobishëm, si një kontribut për të forcuar stabilitetin e vendit, për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit. “Do të jetë një kontribut për të zhvilluar vendin në rrugën e duhur, do të jetë një kontribut jo për të konfliktuar më tej politikën tonë tepër të mbarsur me konflikte të panevojshme, por për ta paqtuar atë, për të ndërtuar më shumë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi”, - vlerësoi Meta. Duke përmendur shembullin e shumë shqiptarëve që udhëtuan në hapësirën “Shengen” dhe respektuan detyrimet që vijnë nga BE-ja, kreu i LSI-së kërkoi që edhe politikanët shqiptarë, përfshirë edhe vetën e tij, të marrin shembullin e qytetarëve të tyre. “Le të marrim ne politikanët shembullin e qytetarëve shqiptarë dhe këtë besoj do ta kemi edhe më të lehtë me ndihmën dhe mbështetjen e grave dhe të vajzave në të gjithë Shqipërinë”, - vijoi ai. Pas fjalimeve të rastit, 700 delegate të LGI-së në qytetin e Durrësit, sipas parimit “një anëtar, një votë”, votuan për kreun e LGI-së kandidatet Fjorentina Muhametaj dhe Ferteza Izvira. Pas procesit të numërimit të votave u shpall fituese kandidatura e Ferteza Izvirës.
Lëvizja Socialiste për Integrim ripërsërit kërkesën e saj drejtuar dy partive të mëdha, PD-së e PS-së, për të ndryshuara reformën zgjedhore gjatë reformimit të Kodit Zgjedhor të përdorur në dy zgjedhjet e fundit: ato parlamentare më 2009-n dhe ato lokalet në 2011-n. Kreu i saj, Ilir Meta, gjatë një prononcimi për medien ka deklaruar se reformimi i ligjit të zgjedhjeve duhet të bëhet, në atë mënyrë që vota e qytetarëve të Shqipërisë të jetë e barabartë. “Qëndrimi i LSI-së është se vota duhet të jetë e barabartë. Varianti i ashtuquajtur ‘spanjoll’, që është një variant deformues dhe diskriminues, duhet të arkivohet dhe duhet gjetur mënyra për të arritur një konsensus pavarësisht nga puna, sepse ka disa të tilla, që vota e qytetarëve shqiptarë të jetë e barabartë. Është e shprehur qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, - tha numri një i LSI-së, Meta. Deri tani palët në komisionin për reformën nuk kanë rënë dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor.