Vlorë, kapen 500 gr heroinë, 3 të arrestuar

Policia e Vlorës ka sekuestruar 500 gr heroinë ndërsa ka arrestuar edhe 3 persona.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën me targa VL 88 93 B ndërsa janë arrestuar shtetasit Eduard dhe Enea Sulejmani dhe Gëzim B.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tre të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.