E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjet posteri i PD-së, idenfikohen autorët

Një incident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë është djegur posteri i subjektit të Partisë Demokratike, në Komunën Rrethina Shkodër ndërsa janë identifikuar edhe dy autorët e ngjarjes të cilët po ndiqen në gjëndje të lirë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30, në lagjen "Partizani" të qytetit Shkodër, në një dyqan privat, të dhënë me qera, për tu përdorur si zyrë elektorale nga subjekti i Partisë Demokaratike, për Komunën Rrethina, të rrethit Shkodër, është djegur me zjarr posteri elektoral i kesaj zyre ndërkohë që dëmtime të tjera nuk ka patur.
Sipas policisë janë autorët e ngjarjes janë Redon B., vjeç 17, lindur e banues në fshatin Golem, Komuna Rrethina Shkodër, për të cilin është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij si dhe Ersid H., vjeç 20, lindur e banues në fshatin Dobraç, Komuna Rrethina Shkodër,
Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve, i kaluan për ndjekje të mëtejshme, në gjendje të lirë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Shkatërrim të pronës me zjarr".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›