Kapshticë, kapet me pistoletë pa leje 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi është kapur me armë pa leje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 60-vjeçari Kadri Manaj nga qyteti i Lushnjes i cili po tentonte të kalonte një pistoletë në shtetin grek.
Sipas policisë pistoleta është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 60-vjeçarit ndërkohë që dyshohet se ai bënte trafik armësh në shtetin fqinj.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 60-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtjeshme.