E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shtyn sërish vendimmarrjen për ngritjen e ZAZ-ve

07-12-2012 / Gazeta 55

Edhe pse në shkelje të afateve ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për një mbledhje tjetër  vendimmarrjen për ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor, në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Kështu, kjo vendimmarrje u shty për të dytën herë, duke shtyrë për rrjedhojë dhe ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Kjo, pas kërkesës së përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti me argumentin se materiali duhet parë bashkërisht me përfaqësuesin e PS-së, Genci Gjonçaj. Pas dakordësinë e të dyja palëve në KQZ, anëtarët votuan unanimisht për shtyrjen e këtij vendimi në mënyrë që përfaqësuesit politikë të njihen me projektin e realizuar nga administrata e KQZ-së.

Kosovrasti dhe Gjonçaj do të vendosin pikat e kontaktit që do të shërbejnë për nisjen e konsultave. Pas tyre propozimi do t’i kalohet propozimi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›