E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet parlamentare, KLD zgjedh trupën e Kolegjit Zgjedhor

07-12-2012 / Gazeta 55

Hidhet shorti në prani të medias, 8 gjyqtarët betohen nesër në Këshillin e Lartë të Drejtësisë 


Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së ditës së sotme, hodhi shortin për zgjedhjen e 8 gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Kështu pas dekretimit nga ana e Presidentit të datës së zgjedhjeve, KLD zhvilloi në mënyrë transparente përzgjedhjen e anëtarëve të këtij. Tetë anëtarët do të betohen nesër në KLD në praninë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Anëtarët janë gjyqtarë të Gjykatave të Apelit në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë Andi Civici – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë; Edlira Petri – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë; Fuat Vjerdha – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër; Gjinovefa Gaba – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë; Ilir Toska – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë; Kliton Spahiu – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës; Petrit Çeno – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës; Valbon Çekrezi – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.



PD përshëndet zgjedhjen e Kolegjit të Ri Zgjedhor


Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike vlerësoi procedurën transparente me të cilën u përzgjodhën anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. PD shpreh vlerësimin për kandidatët që u përzgjodhën si dhe besimin se ata, në ushtrimin e mandatit të tyre, do të udhëhiqen nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, jurisprudenca e konsoliduar e Kolegjeve Zgjedhore dhe ligjet e tjera të vendit. Gjithashtu, Partia Demokratike i uron trupës së Kolegjit të Ri Zgjedhor suksese në detyrën e rëndësishme që mori. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›