Vlorë, kapet me lekë false, prangoset poseduesi
>Kërkon të këmbejë lekë false, por kapet menjëherë nga ana e policisë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Shtetasi Anxhelo Capaj, banues në lagjen 24 maji të qytetit ka shkuar në një degë të Ëestern Unionit në afërsi të qendrës së qytetit, pranë Xhamisë dhe ka kërkuar të shkëmbejë këtu 120 paund anglezë.
Punonjësja që ka qenë në atë moment në shërbim, e ka verifikuar falsitetin e paundëve dhe menjëherë ka lajmëruar policinë, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit Capja në komisariatin e policisë, ku tashmë po jep përgjigje për mënyrën e rënies në dorë të tij të parave false. Nuk është hera e parë e ndodhjes së parave false në qytetin e Vlorës. Edhe përpara festive të fund vitit, por edhe pas tyre u vërejtën edhe lekë me prerje shqiptare false, por pa u identifikuar se nga kush kishin ardhur.