Nishani: Qeveria i denoncon aferat korruptive
>Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani në fjalën e tij në Kuvend u ndal te shqetësimi që ka ngritur opozita për shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndër të tjera Nishani tha duke iu drejtuar opozitës "se për hir të së vërtetës institucionet e zbatimit të ligjit po ndjekin me shumë vëmendje mënyrën se si po hetohen këto afera korruptive".
Natyrisht është shumë e drejtë, vijoi ai, që edhe opozita të jetë e djeshme ndaj aferave të korrupsionit. 'Por, është e rëndësishme gjithashtu që për hir të transparencës që opinioni publik ta dijë që këto afera korruptive janë zëvendësuar nga instrumente të qeverisë shqiptare",- u shpreh Nishani. Ai tha se "është pikërisht zyra e luftës antikorrupsion pranë qeverisë shqiptare, kryeministrit, i cili ka denoncuar këtë aferë korruptive". Ashtu si edhe shpesh herë shqetësohemi, vijoi ministri Nishani, kur çështjet e rëndësishme hetimore bëhen ide pasqyrimi në media. "Është shumë e rëndësishme që të jemi të shqetësuar, por për hir të kësaj transparence duhet të bëhet e ditur se qeveria shqiptare synimet e të cilës janë ato që i hetojnë dhe i denoncojnë",- përfundoi Nishani