Braçe: Kryeministri të bëjë publike dosjet e hajdutëve të rinj

>Numri dy i grupit parlamentar në PS, Erion Braçe është ndalur pikërisht te çështja e shumëpërfolur e shkarkimit të Drejtorit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Braçe ka kërkuar nga qeveria bërjen transparente të arsyeve të shkarkimit të tij.
"Në këtë seancë deklaroj se natyrisht kanë dalë disa të vërteta",- u shpreh Braçe. Ai vijoi se "ashtu siç dy paraardhësit e tjerë janë shkarkuar nga përfshirja në një aferë shumë të madhe mbi 50 ha prona të grabitura në një nga plazhet më të bukura siç ndodh rëndom në plazhin e gjeneralit, duke përfshirë në këtë ha prona edhe një prej monopateve më të mira ushtarake të vendit. Bracce akuzoi qeveritarët si njerëz të përzierë në afera të pista duke ju referuar akuzave të hedhura në media ditët e fundit. Kryeministri i vendit që harxhon kohën kot duke u marrë me dosjet e vjetra, ky njeri nga do që rrotullohet tek vetja e tij do të përfundojë",- tha nënkryetari i grupit, Braçe. Nuk i thotë shqiptarëve,- vijoi Bracce,- se cilat janë të vërtetat mbi hajdutët e rinj, mbi dosjet e reja mbi ato dosje që rëndojnë në kurriz të shqiptarëve dhe natyrisht mbi kurriz të ish pronarëve. "Sepse nuk po iu kthehen pronat, sepse po i bën ata për së dyti, për së treti, për së katërti elementë të përdorur në historira të tjera të vjedhjes dhe grabitjes së pronës",- deklaroi Braçe. "Veçanërisht të pronës së publikut". Sipas deputetit socialist, emrat që janë përdorur deri tani nuk janë të vërtetë. "Janë ata që thjesht janë detyruar të vendosin vula, por emrat e vërtetë janë në qeveri". "Përfituesit direkt të asaj pasurie",- tha ai. Braçe u shpreh se "më vjen mirë që media do të vazhdojë të kërkojë, sepse do të përfundojë në emrat në qeveri".
Ish-606 punëtorët e kompanisë ARMO, pas privatizimit të saj nuk shpërblehen me shifrën gjithsej rreth 3 milion dollarë
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, nënkryetari i grupit të PS dhe njëkohësisht deputet i saj nuk ka lënë pa përmendur dhe skandalin tjetër, atë të ish-punëtorëve të kompanisë ARMO. Braçe deklaroi se "sot punëtorët i dhanë një tjetër shkresë kompanisë ARMO që të gjithë detyrimet i ngarkon tek juve". "Dhe janë gati 3 milion dollarë që juve i detyroheni këtyre njerëzve",- vijoi Braçe. Ai tha se "sipas kompanisë ARMO dhe pronarëve të rinj të kompanisë ARMO, ky detyrim nuk është kontraktual, por është një detyrim që ka ardhur me vendim qeverie që atyre nuk i është komunikuar dhe që i hedhin bar gjithë kësaj fature financiare po përsëri tek ju. "Punonjësit nuk kanë marrë as pagesën kalimtare1 vjeçare për muajin dhjetor". "Ata janë për bukën e gojës". "Nuk kanë të ardhura minimale". "Janë të gjithë familjarë, kryetarë familjesh",- u shpreh Braçe. "Është njerëzore dhe humane që ju kryeministër ti prisni ata punëtorë, sepse kanë ngelur dyerve të ministrisë tuaj për të marrë një përgjigje",- u shpreh deputeti Braçe. Ai vijoi se gjithsecili nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë ka të drejtën e informimit dhe jo më për problematika që lidhen në ministrinë tuaj. "Ju gjatë javës që shkoi thatë që i drejtoheshit kompanisë ARMO për të shlyer të gjitha detyrimet që ka ndaj punëtorëve",- iu drejtua Braçe kryeministrit Berisha. "Z. Ministër ju lutem shumë jepini zgjidhje këtij problemi". Më pas Braçe është ndalur te gjendja e mjerueshme e spitaleve. "Po të kishte mundësi teknike do të doja tia u shfaqja gjithë shqiptarëve atje, për të kuptuar se si njerëzit vdesin nëpër spitale apo pse gjëndja nëpër spitale është e mjerueshme".- tha ai. "Do iu bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që sot në orën 8 e 15 të jenë para televizioneve dhe të shikojnë se si harbohen, duke hequr pantallonat, duke kërcyer sipër tavolinave",- përfundoi deputeti Braçe.