E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak momente më parë në Durrës.

Sipas informacioneve më të fundit ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stacionit të trenit në qytetin e Durrësit ku 26-vjeçari Ervis Ceka është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit por si pasojë e plagëve të rëndë më pas është dërguar drejt spitalit ushtarak në kryeqytet.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›