E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, konsumon klor pllakash, humb jetën 14 vjeçarja

Një 14-vjeçare nga fshati Babicë i rrethit të Vlorës, i ka dhënë fund jetës së saj në klasë. Klodiana Kapaj, nxënëse e shkollës 9-vjeçare, të Babicës ndodhej në orën e mësimit kur ka nisur të shkumëzojë nga goja. Të tmerruar shokët e klasës kanë dhënë alarmin duke lajmëruar mësuesen dhe më pas kjo e fundit prindërit e vajzës. Brenda pak minutash mësohet se në shkollë kanë mbërritur prindërit e të miturës, të cilët e transportuan në spital, vajzën. Por duket se ka qenë ë kotë ndërhyrja e mjekëve, pasi 14-vjeçarja ka ndërruar jetë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, ka rezultuar se shkak i vdekjes së të miturës ishte konsumimi nga ana e saj e një sasia të konsiderueshme detergjenti, e konkretisht klor pllakash. Policia ka marrë në pyetje familjarët e vajzës, të cilët nuk kanë ditur të japin ndonjë motiv që do të justifikonte sado pak veprimin fatal të 14-vjeçares. Por familjarët kanë deklaruar se vajza e tyre ditët e fundit kishte qenë e stresuar për shkak të ngarkesës mësimore të fund-vitit, për të cilën ajo nuk ka mundur ta përballojë. Ndërkaq, policia bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi motivin që detyroi të miturën të vetëhelmohet në klasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›