Vlorë, kushte të përkeqësuara atmosferike në gjirin detar
VLORË-Kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës sot dhe veçanërisht në pjesën e parë të saj, parashikohen të jenë të përkeqësuara, pasi presioni i ulët atmosferik pritet të ndikojë për një mot të paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu.
Por pavarësisht kushteve të paqëndrueshme të motit, tragetet e linjës Vlorë-Brindizi u ankoruan në kalatë dhe do të udhëtojnë drejt portit italian në oraret e zakonshme në mesditë, 12.00 deri në 13.30.
Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur sot, se era do te ketë drejtimin Veri-Veriperëndim me shpejtësi 8-10 m/sek dhe 10-12 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur kurse temperaturat maksimale do të variojë nga 15-17 gradë celsius, ndërsa ajo minimale ishte 10 gradë celsius.
(d.b/BalkanWeb)