Vlorë, në sitë subjektet tregtare në bregdet
Vlorë- Subjektet tregtare janë vënë në ‘sitën’ e sektorit të policisë tatimore, të cilët kanë nisur një aksion në bregdet për reduktimin e evazionit në tregun e punës.
I gjithë kontrolli është përqendruar në subjekte qe operojnë përgjatë bregdetit, shumë prej tyre sezonale. Përgjegjësi i sektorit të policisë tatimore të Vlorës, Alban Agaj tha se subjektete kontrolluara, midis të tjerave, për çmimet, prej dy grupeve të përbërë nga3 inspektore pune, janë përkatësisht bare, hotele, restorante.
Sipas tatimoreve janë kontrolluar 132 subjekte dhe janë bllokuar 16 që u kapën me probleme në dokumentacion. Ndërkohë është bërë bllokimi i një mauneje, e cila transportonte mallra të pa faturura.
Tatimoret thanë se ky aksion do të vazhdojë gjate gjithe sezonit veror dhe vetëm për subjektet e bregdetit, deri në Himarë. Në raste parregullsish do të ketë dhe penalizime.