E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis: Nuk ka pakicë maqedonase në Greqi

“Nuk ka pakicë maqedonase në Greqi”. Kështu është përgjigjur kryeministri grek, Kostas Karamanlis në letrën e drejtuar kryeminsitrit, Nikolla Gruevski.

Ai ka precizuar se asnjëherë nuk ka ekzistuar pakicë maqedonasë në Greqi.

“Çdo pohim i kundërt është plotësishtë i pabazuar dhe i nxitur politikisht, pa respektuar realitetin historik në rajon”, thuhet në letrën e kryeministrit Karamanlis.

Sipas kryeministri grek, letra e homologut të tij maqedonas ka për qëllim përzierjen në punët brendshme të Greqisë dhe e kthen kujdesin nga qëllimi i negociatave për çështjen e emrit të cilat po mbahen nën patronazhin e OKB-së.

“ Ardhmëria e shteteteve ballkanike është në institucionet evroatlantike, e jo në logjikën nacionaliste të një epoke e cila i takon të kaluarës”, theksohet ne letrën e Karamanlisit. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›