Vlorë, nis pastrimi i bregdetit të Zvërnecit, u ndot me solar
VLORË- Nis pastrimi i bregdetit të Zvërnecit, i ndotur dje me solar nga një anije. Kanë qënë pushuesit ata që kanë dhënë alarmin për ndotjen që shihej edhe me sy të lirë, pasi i gjithë bregu kishte marrë ngjyrë të kuqe.
Sot në mëngjes, dy anije ushtarake kanë nisur pastrimin e kësaj zone. Bëhet fjalë për anije të specializuara në pastrimin e ndotjeve, njëra është shqiptare dhe tjetra amerikane.
Ndotja e bregdetit largoi nga kjo zonë të gjithë pushuesit që e kishin zgjedhur plazhin në Zvërnec për të të kaluar pushimet. Ndotja ndodhi në mënyrë aksidentale një ditë më parë dhe dyshohet se ajo ka ardhur gjatë procesit të ngarkimit të një anije me lëndën e solarit.
(m.a/BalkanWeb)