Kanosi me armë aktorin, arrest me burg për Hoxhallarin
Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg, për shtetasin Adrian Hoxhallari, i cili ditën e hënë ka gjuajtur me armë zjarri drejt banesës së aktorit Mevlan Shanaj.
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, autori është shprehur i penduar duke deklaruar se atë ditë që ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së aktorit ka qenë në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djelës në Tushemisht të Pogradecit, ku 41-vjeçari Adrian Hoxhallari qëlloi me armë, banesën e aktorit Mevlan Shanaj. Ndërkohë policia pak orë më pas ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa ai akuzohet për kanosje me armë.