Vlorë, në pranga 2 persona për drogë

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe ka arrestuar dy poseduesit e saj. Gjatë operacionit të koduar “Rinia”, u arrestuan shtetasit, Adriatik Lutaj, 20 vjeç si dhe shtetasi Rikelv Alimuçi, 23 vjeç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Adriatik Lutaj shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.
Pas, kontrollit fizik që iu bë në orën 18:00, në lagjen "Isa Boletini", atij iu gjet një pako me pluhur e dyshuar si ajo e llojit Heroinë me peshë gjysëm kilogram, të cilën dyshohet ta ketë blerë te shtetasi Rikelv Alimuci.
Nga konrtolli i ushtruar në banesën e shtetasit Rikelv Alimuci janë gjetur dhe sekuestruar edhe 4.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si Hashash si dhe 2.1 gr pluhur i bardhë i dyshuar si Kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 (tre) aparate telefonik celularë.