E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 25 minatorë gati për të hyrë në grevë urie

Vazhdon në ditën e 10-të protesta e 700 minatorëve të minierës së Bulqizës ndërkohë që sot, drejtuesit e saj pritet të vendosin për të hyrë në grevë urie pa afat.
 

Komisioni i grevës është mbledhur sot për të vendosur se si do të proçedohet më tej me grevën e urisë ndërkohë që 25 minatorë janë gati të “ngujohen” në ambjentet e kompanisë ACR deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Ndërkohë pritet një takim mes minatorëve, përfaqësuesit të kompanisë ACR dhe një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë për të shqyrtuar sërish kërkesat e minatorëve dhe më pas për të marrë edhe një hap konkret.
 

Rreth 700 punëtorë të kësaj miniere që prej 10 ditësh kanë protestuar për kushtet e punës ndërsa kanë deklaruar se nuk do të rikthehen në punë, pa u plotësuar më parë kushtet e tyre.
 

Mësohet se ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë, ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›