E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore operacioni antidroge

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pas finalizimit me sukses të “Planit operacional Antikanabis” të cilët akuzohen për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Marjus Sadikllari 21 vjeç dhe Durim Bendaj 49 vjeç, të dy banues në Vlorë. Përgjatë 2 muajve me radhë, mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë  dhe 3 Komisariateve në varësi të saj, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë kanë organizuar 60 operacione policore. Çdo ditë janë ngritur dhe kanë funksionuar 7 grupe, të cilët kanë shkelur çdo pëllëmbë të territorit të Qarkut Vlorë.  Si rezultat i këtyre kontrolleve janë konstatuar 23 parcela të mbjella me lëndë narkotike,  janë asgjësuar 6691 rrënjë kanabis. Në lidhje me këto raste 10 persona janë arrestuar në flagrancë, 3 janë shpallur në kërkim dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe për të gjitha rastet e tjera pa autorë është kryer dokumentimi i plotë ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›