E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama bllokues, në 2013 do ketë disfatën e tij historike

ELBASAN- Nga qyteti i Elbasanit kryeministri Berisha sulmon kundërshtarin politik, Edi Rama, duke e akuzuar se me rolin e tij bllokues po dëmton interesat e shqiptarëve, dhe i bën thirrje për të gjetur konsensus për të punuar për zbatimin rekomandimeve të ndërkombëtarëve.

“E vërteta është se rruga e zgjidhur, është kryekëput rruga e bllokimit. Urdhëro zoti Rama të ulemi të punojmë me konsensus. Kemi 52 rekomandime. Urdhëro të marrim rregulloren e parlamentit europian dhe nëse rregullorja e këtij parlamenti ka qoftë dhe një nen që nuk përputhet me rregulloren e tempullit të demokracisë europiane, urdhëro ta ndryshojmë Por nuk i don këto, këto i ka thjesht farsë, njëlloj si në vjeshtën e vitit 2009." - deklaroi kryeministri i pranishëm në përurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan.

Duke sulmuar drejtëpërdrejtë kryetarin e partisë më të madhe në opozitë dhe qëndrimin me veto të opozitës ndaj ligjeve që kërkojnë 3/5, Berisha tha se nuk bëhet për reformë, por janë "thjeshtë farsë si në vjeshtën e 2009. Sipas Berishës, Rama nuk do reformën zgjedhore, dhe as reformën parlamentare, 2 pikat kyçe të paktit me 10 pika që opozita i ka ofruar maxhorancës në këmbim të votës.

"Nuk do reformë zgjedhore përkundrazi do me cdo kusht ta bllokojë atë. Nuk do reformë të parlamentit, përkundrazi do me cdo kusht ta bllokojë atë. Me bllokimin zoti Rama ke shkuar nga disfata në disfatë. Ai kërkon këto vetëm e vetëm të shkojë drejt kongresit e të marrë vendimet e tij që do i japin në 2013 disfatën më të thellë që ka njohur në tërë historinë e vet."- tha Berisha duke iu referuar vitit që përkon me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pakti kombëtar i socialistëve, i detajuar dje në Kuvend edhe nga kryetari i grupit Parlamentar Gramzoz Ruçi krahas reformës parlamentare dhe asaj zgjedhore, përfshin dhe kërkesën për një guvernator dhe kryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë konsensual, kufizim imuniteti si dhe një tryezë për ndryshimin e Kushtetutës.

Berisha premtoi gjithashtu dhe “ndërtimin e 400 km rrugë të tjera në qarkun e Elbasanit si dhe përfundimin e autostradës Tiranë- Elbasan, dhe segmentin Berat- Elbasan.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Standardet, Rama: BE na la jashtë për të dytën herë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›