Algjeria qëndron prapa vendimit, lidhur me Gaddafi-n

Kryeministri i Algjerisë mbrojti vendimin e shtetit të tij, lidhur me strehimin e familjes së Muammar Gaddafi-t, duke e cilësuar atë si rast humanitar.
Kryeministri, Ahmed Ouyahia, tha se anëtarët kësaj familjeje janë “nën mbikëqyrjen e algjerianëve”.
Këshilli Kombëtar Tranzicional, qeveria e përkohshme e Libisë, kritikoi vendimin e Algjerisë për të strehuar familjen e Gaddafi-t, duke e quajtur këtë veprim një “akt të agresionit”.
Bashkëshortja e ish-liderit të Libisë, Safia, vajza e tij, Aisha dhe djemtë, Mohammed e Hannibal kishin hyrë në Algjeri më 29 gusht.