E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasesi i rumunes E kreva krimin ne gjendje depresioni

Berat

Burg pa afat ka vendosur Gjykata e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor ne Berat per 45-vjecarin Kosta Morava i akuzuar per vrasjen e nje 22-vjecareje me shtetesi rumune. Morava mberriti dje ne mesdite prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ne seancen e pare ne ngarkim te tij ate te njohjes se mases se sigurise. Prokurori Ermir Beta i kerkoi trupit gjykues cilesimin si te ligjshem te arrestimit te Moraves dhe vendosjes ndaj tij te mases se arrestit Burg pa afat per vrasje me dashje. Prokurori paraqiti nje sere provash dhe faktesh te cilat deshmojne se 45-vjecari ka vrare me thike ish te dashuren Joana Barascu. I akuzuari mesohet se ka pranuar vrasjen e rumunes por ka shtuar se e kishte kryer krimin ne kushte te renda depresioni. Morava ka pohuar se kurre nuk kishte menduar me pare te vriste vajzen me te cilen bashkejetonte prej kater vjetesh por ne nje moment te rende depresioni i nguli thiken asaj. Kryetari i trupit gjykues Genc Sinjari e cilesoi si te ligjshem arrestimin dhe vendosi masen e sigurise me arrest ne burg per vepren penale te vrasjes me dashje. Ngjarja per te cilen akuzohet 45-vjecari Kosta Morava ndodhi mbremjen e se premtes ne nje apartament vetem pak metra larg Komisariatit te Policise se Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›