Vlorë, pranga 4 shokëve, u kapën me granata
Në pranga ranë Elton Lushaj, 30-vjeç, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike, Ledio Kamberi, 18, i dënuar më parë për “Vjedhje”, Jurgen Veshaj, 21-vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” si dhe shtetasi me iniciale R. B., 18-vjeç, të katërt banues në Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga verifikimi i informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e policisë, se në banesën e shtetasit Elton Lushaj në lagjen “Pavarësia” ka sende të kundërligjshme, është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe janë gjetur 2 granata difensive, me ndezës të pa montuar si dhe një bidon i vogël më vaj për pastrim armësh zjarri.
Materialet procedurale do t’i referohen organit të Prokurorisë, për shtetasin Elton Lushaj për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për shtetasin Ledio Kamberi për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi ka hedhur njërën prej granatave nga dritarja gjatë kryerjes së kontrollit me qëllim që mos të gjendej, si dhe për shtetasit Jurgen Veshaj dhe për shtetasin me iniciale R. B., për veprën penale “Moskallëzim krimi”. /Start/
2012-02-10 11:05