E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, prangoset një i dënuar për vrasje në Itali

Nga aksioni u arrestua Sazan Arapi, 37-vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye sot rreth orës 15:00 pasi ndaj tij Prokuroria  e Apelit në Bolonja ka nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar. Gjykata e Apelit në Bolonja, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj burg këtë për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim ” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas këtij vendimi ky shtetas ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit me iniciale B. M në qytetin e Rrexhio Emilia, Itali. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kompetencë të mëtejshme, me qëllim nxjerrjen e akteve të ekstradimit për në shtetin Italian. /Start/

                                                                                             2012-02-01 17:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›