Cirku Kombëtar, edhe 38 punonjës të rinj

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, u miratua vendimi “Për një shtesë në numrin e punonjësve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, miratuar për vitin 2012 për krijimin e Cirkut Kombëtar", i propozuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Vendimi konsiston në shtimin e një personeli prej 38 personash në numrin e përgjithshëm të punonjësve të MTKRS-së, miratuar për vitin 2012, për krijimin e Cirkut Kombëtar.
Funksionimi i Cirkut Kombëtar, mbështetur në ligjin “Për artin dhe kulturën", është parashikuar si një institucion qendror i grupit të dytë, në varësi të MTKRS-së. Si institucion i veçantë në llojin e tij, Cirku mbështetet nga sektori artistik, i cili do të ketë në përbërje 30 artistë, sektori i teknikës dhe sektori i shërbimeve mbështetëse, që do të kenë në total 8 punonjës.
Kryeministri Berisha u shpreh se “Cirku, tashmë një institucion kombëtar do të marrë të gjithë mbështetjen e duhur shtetërore, në mënyrë që të mund të kapë nivele më të reja e më cilësore”. /Start/
2012-02-02 08:37