Skedari i adresavePoni: Bashkia kashkelur standartet
TIRANë- Ministria e Brendshme ka reaguar pas publikimit nga ana e Bashkisë së Tiranës së fazës finale të adresarit të ri të kryeqytetit. Zv. ministri Ferdinand Poni e cilësoi rolin e Bashkisë së Tiranës si pengesë në këtë proces të implementimit të sistemit të ri të adresave. “Ajo që Rama u përpoq të mëtonte si sukses dje është një punë që duhet të kishte përfunduar në janar 2009 pastaj, pastaj në mars 2009, në tetor 2009 e në vazhdim, por edhe fatkeqësisht edhe sot që flasim informacioni nuk është i plotë dhe as në përputhje me standardet e vendosura nga projekti për sistemin e adresave. Më konkretisht materialit të Bashkisë i mungojnë mbi 130 rrugë dhe mijëra ndërtesa, ndërsa Rama ka penguar qëllimisht transmetimin e këtyre të dhënave në Ministrinë e Brendshme, për tu bërë pjesë e regjistrit kombëtar të adresave.
Nga ana tjetër zv.ministri Poni e akuzoi kryebashkiakun Rama për deformim të formularit të informimit, duke shtuar se, “në shkelje të hapur të ligjit dhe garancive kushtetuese për qytetarët shqiptarë Rama ka deformuar formularin e hartuar në Ministrinë e Brendshme. Shumica e informacioneve që kërkohen nga Bashkia, nr i celularëve, punësimi, arsimi, profesioni, vendi nga vjen nuk janë fare kërkesa të projektit dhe cënojnë hapur konfidencialitetin”, - theksoi Poni.
Në fund të reagimit të tij zoti Poni i bëri thirrje Ramës të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhet pengesë për projektin e sistemit të adresave
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Adresari i ri i Tiranës, Rama prezanton fazën finale