E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rrëzohet nga kati i pestë, vdes 58-vjeçari

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati.
 

Fatmir Feta 58 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga pallati dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Sipas policisë 58-vjeçari është kthyer në gjendje të dehur në banesë dhe ka dalë në ballkonin e shtëpisë së tij dhe nga pija ka humbur kontrollin është rrëzuar nga kati i pestë duke përfunduar në tokë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›