E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore sekuestrohen 4.5 kg heroine pranga transportuesit

Policia kufitare ka sekuestruar 4.5 kg heroinë në portin e Vlorës, teksa po tentohej të trafikohej në shtetin italian. Blutë kanë konstatuar dyshime në një automjet dhe kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në të. Nga kontrolli është verifikuar se ishte një sasi prej 4.5 kg droge, si ajo e llojit heroinë, e cila po trafikohej në drejtim të shtetit italian me tragetet e linjës Vlorë - Brindizi. Policia kufitare saktëson se është ndaluar drejtuesi i mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për çështje hetimi, pasi sikundër saktëson grupi hetimor po tentohet të zbulohet linja e trafikut, dhe vendi nga vinte heroina. Është rasti i dytë brenda javës që kufitarët parandalojnë trafikun e drogës në drejtim të shtetit italian. Vijojnë hetimet për ngjarjen që do të çojë në pranga transportuesin e sasisë prej 4.5 kg heroinë për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›